Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nga sot janë simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një komunikate në profilin zyrtar të tij në “Facebook”, raporton KosovaPress.
“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në “Facebook”.
Në bazë të ligjit, Ministria e Mbrojtjes i trajton Kelmendin, Gjakovën dhe Krasniqin si ushtarake në grada, varësisht nga medaljet olimpike të fituara.