Gjashtë persona janë arrestuar teksa në bashkëpunim më njëri-tjetrin po transportonin mallra të ndryshme kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), me një autobus dhe tre automjete, nga Prishtina në Tiranë.
Në këtë operacion policor të koduar “Free road” janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre shtetasit me iniciale Xh. Sh. dhe S. M., të dy doganierë në Morinë, të Kukësit.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti, – A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar, D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar, Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar, Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti, E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’. /Telegrafi/