Frika në rritje për një recesion në eurozonë e shtyn euron në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002.
Monedha e vetme e Bashkimit Europian është zhytur në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002, pasi të dhënat tregojnë për një rrezik në rritje të recesionit në eurozonë, shkruan Al Jazeera, përcjell Express.
Pak para orës 09:00, Euro ra në 1,0306 dollarë, duke kërcënuar një shtytje drejt barazimit me dollarin amerikan për herë të parë që nga krijimi i monedhës më 1999.
Rritja ekonomike në eurozonë u pengua në qershor, tregoi një sondazh të martën.