Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Totaj përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është optimist që madhështia e SHBA-ve, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona.
Postimi i tij i plotë:
4 korriku 2022 shënon përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ditëlindjen e saj të 246-të.
Jam optimist që madhështia e SHBA-ve, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona.
Urime Ditën e Pavarësisë SHBA!
USA, Happy Independence Day!