Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot lojtarët e ekipit turk, në Shtëpinë e Bardhë.
Totaj u dëshiroi lojtarëve mirëseardhje në Prizren dhe bisedoi me udhëheqësit e KF Beshiktash për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Njoftimi i plotë:
Dje, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, u zhvillua ndeshja miqësore mes KF Liria dhe kampionëve të Turqisë, KF Beshiktash, të grupmoshave U17.
Kryetari Shaqir Totaj, priti sot lojtarët e ekipit turk, në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast u dëshiroi mirëseardhje në Prizren dhe bisedoi me udhëheqësit e KF Beshiktash për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.