Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj vazhdon vizitën zyrtare në Gjermani.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook ku ka njoftuar se ka marrë pjesë në panairin E-World, në një ndër panairet lidere të industrisë së energjisë, në Essen në Gjermani.
Postimi i tij i plotë:
Morrëm pjesë në panairin E-World, që është një ndër panairet lidere të industrisë së energjisë, në Essen në Gjermani. Gjatë dy ditëve takuam biznese, profesorë të ndryshëm e përfaqësues të institucioneve, me qëllimin e ndërtimit të strategjisë së transformimit të qytetit tonë.
Në ditën e parë të panairit së bashku me Konsullen e Nderit të Shqipërisë në NRW Znj.Anduena Stephan u takuam me pronarim e kompanisë evroTarget, kompani partner e kompanisë Horizonte Group, Z. Bashkim Malushaj, me të cilët biseduam për kapacitetet në sektorin e energjisë që ka vendi ynë dhe mundësitë e rritjes së investimeve të diasporës në Prizren.