Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj po vazhdon viztitën e tij në Francë.
Ai përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, përfunduan sot vizitën në Francë me përshtypjet më të mira, shkruan Tv Opinion.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari Shaqir Totaj, në ditën e pestë të qëndrimit në Francë vizitoi:
– Qytetin dhe portin Donkerque
– Muzeun e marinës Franceze
– Muzeun e artit kontemporal
– Teatrin Licorne
Kryetari Totaj, së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, përfunduan sot vizitën në Francë, me përshtypjet më të mira, duke i fuqizuar marrëdhëniet me shtetin francez për bashkëpunime institucionale në të ardhmen.