Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Edirnes (Turqi), z. Recep Gürkan.
Postimi i plotë:
Prizreni po zhvillohet vazhdimisht dhe kështu do të jetë tempoja e zhvillimit edhe në vijim.
Kryetari Shaqir Totaj, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Edirnes (Turqi), z. Recep Gürkan.
Përmes këtij memorandumi të dy Kryetarët u pajtuan që të zbatohen politika të zhvillimit në fushat si: arsimi, ekonomia, turizmi, kultura dhe sporti, përmes zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe realizimit të aktiviteteve në Komunën e Edirnes dhe në Komunën e Prizrenit.