Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka mbajtur takim me Kryetaren e dytë të Bashkisë së qytetit Gelsenkirchen Znj. Martina Rudowitz dhe Kryetare e Këshillit të Integrimit të qytetit Znj. Teuta Abazi.
Ndër të tjerash, ai përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se në fokus kanë transformimin e qytetit me zgjidhje të gjelbërta, mundësitë e digjitalizimit të shkollave publike dhe shkëmbimet e studentëve dhe të rinjëve.
Postimi i tij i plotë:
Takuam Kryetaren e dytë të Bashkisë së qytetit Gelsenkirchen Znj. Martina Rudowitz dhe Kryetare e Këshillit të Integrimit të qytetit Znj. Teuta Abazi.
Në një bisedë të këndshme shkëmbyem planet për zhvillimin e qyteteve tona me fokus në transformimin e qytetit me zgjidhje të gjelbërta, mundësitë e digjitalizimit të shkollave publike dhe shkëmbimet e studentëve dhe të rinjëve.
Një vizitë e përfaqësuesve të qytetit të Gelsenkirchen në Prizren pritet të zhvillohet pas këtij takimi të parë.