Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë pjesë në hapjen e Education Unlimited – Kampit Veror 2022, që këtë vit po mbahet në Prizren.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo Shkollë Verore është ndër ngjarjet më të rëndësishme që kontribuon në edukimin, arsimimin dhe rrjetizimin e fëmijëve, shkruan Tv Opinion.
Postimi i tij i plotë:
Kisha kënaqësinë dhe privilegjin të jem në hapjen e Education Unlimited – Kampit Veror 2022, që këtë vit po mbahet në Prizren.
Kjo Shkollë Verore është ndër ngjarjet më të rëndësishme që kontribuon në edukimin, arsimimin dhe rrjetizimin e fëmijëve tanë, për më tepër, mundëson shkëmbimin e ideve dhe të përvojave si dhe shërben për hapjen e horizonteve të reja për fëmijët tanë dhe për fëmijët evropian.
Mirënjohje e veçantë për kryetaren e Education Unlimited, znj. Kerstin Zielosko dhe anëtarin e nderit të Education Unlimited, z. Luan Krasniqi.
Fëmijët e adoleshentët tanë duhet të bashkëveprojnë, të mësojnë së bashku, të njihen e të shkëmbejnë përvojat e dijet e tyre, që në këtë mënyrë të ndërtojmë mendësi të re në shoqeritë tona.
Këta të rinjë, me mendësi të re, do t’i zhvillojnë vendet tona dhe do të kontribuojnë për integrimin dhe bashkërendimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë.
Mbështetja e këtij aktiviteti është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria Federale për Familje, të Moshuar, Gra dhe të Rinj e Gjermanisë.
Nxënësve ju uroj suksese ndërsa organizatorët i përgëzoj për këtë iniciativë që shërben në ngritjen intelektuale dhe argëtimin e të rinjve!