Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani.
Ai ka zhvilluar një takim me Z. Oliver P. Kuhrt, CEO i Messe Essen (Panairit të Essen) në Gjermani.
Mes tjerash tha se tema kryesore e takimit ishe pjesëmarrja dhe promovimi i Prizrenit dhe bizneseve të Prizrenit në panairet me famë botërore në Essen.
Postimi i plotë:
Në vizitën tonë në Gjermani, kishim kënaqësinë e veçantë ta takonim Z. Oliver P. Kuhrt, CEO i Messe Essen (Panairit të Essen), në Gjermani.
Në këtë takim u shoqëruam nga Znj. Anduena Stephan, Konsullja e Nderit e Republikës së Shqipërisë në NRW dhe nga Z. Bekim Hoxhaj, përfaqësues i organizatë IDEAL në Gjermani.
Tema kryesore e bisedës ishte pjesëmarrja dhe promovimi i Prizrenit dhe bizneseve të Prizrenit në panairet me famë botërore në Essen në Gjermani.
Pas prezantimit tonë për qytetin e Prizrenit në aspektin ekonomik, kulturor e historik dhe kapacitetet e zhvillimit të tij, Z. Kuhrt shprehu gatishmërinë të na ndihmontë në promovimin e qytetit tonë në panairet e ardhshme në Essen.