Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj po vazhdon vizitën e tij në Francë.
Totaj përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se gjatë kësaj vzite është pritur mirë nga ana e zyrtarëve të Francës, dhe se kjo bën që të shpresojmë për bashkëpunim më të afërt në të ardhmen.
Postimi i tij i plotë:
Ditën e tretë në Francë e vizituam:
– Muzeun e minierës së thëngjillit
– Muzeun Luvër në qytetin Lens
– Kishim pritje me cocktail te Kabineti i
Kryetarit të qytetit Turcoing
Gjithandej po hasim në pritje shumë të mirë dhe miqësore nga ana e zyrtarëve të Francës, dhe ky fakt na bën të besojmë për një bashkëpunim më të afërt në të ardhmen.