Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka marr pjesë sot në Parlamentin e Dytë Rural në Kosovë, i cili organizohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve, rrjetëzimin me organizatat e ndryshme që veprojnë në zonat rurale, ngritjen e vetëdijes për rolin e femrës rurale, organizimi i programeve të ndryshme mbështetëse për rininë rurale, etj.
Postimi i plotë:
Prania e zonave të mëdha e të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori ka bërë që politikat bujqësore të Komunës së Prizrenit të jenë prioritete që synojnë rritjen e produktivitetit të bujqësisë e të të ardhurave për popullsinë rurale, duke rritur mirëqenien e saj, përmes përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, si dhe duke krijuar mundësi të barabarta për burrat dhe gratë.
Pata kënaqësi të marr pjesë sot në Parlamentin e Dytë Rural në Kosovë, i cili organizohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve, rrjetëzimin me organizatat e ndryshme që veprojnë në zonat rurale, ngritjen e vetëdijes për rolin e femrës rurale, organizimi i programeve të ndryshme mbështetëse për rininë rurale, etj.
Zhvillim i qëndrueshëm i komunitetit rural, rrjedhimisht, zhvillon edhe turizmin rural, për të cilën gjë ne punojmë në vazhdimësi.
Fondet shtetërore janë të nevojshme për t’u pajisur me mjete moderne të prodhimit, për të zotëruar teknologjitë e reja dhe blerjen e pajisjeve, gjë që, Komuna e Prizrenit vazhdimisht inkurajon dhe subvencionon bujqit.