Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj së bashku me disa zyrtarë të lartë të kësaj Komune kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit, Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj, në 23 vjetorin e rënies së tyre heroike.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të lartë të Komunës së Prizrenit, bënë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve të kombit, Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj, në 23 vjetorin e rënies së tyre heroike.
Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se ky është moment i krenarisë, por, edhe i dhembjes, pasi, sipas tij, dëshmorët meritojnë respekt për sakrificën për çlirimin dhe vënien e themeleve të shtetit tonë.