“Diskoteka” titullohet kënga më e re e këngëtarit Butrint Imeri.
Është bërë vetëm një ditë që nga publikimi i këtij projekti dhe ka arritur të grumbullojë 1.2 milionë klikime.
Përmes një ‘InstaStory’, Butrinti ka ndarë një sukses tjetër të kësaj kënge.
‘Diskoteka’ është radhitur në vendin e 17-të si kënga më e dëgjuar ‘’WorldWide’’.
Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa, për tekstin janë kujdesur Butrint Imeri dhe reperi Bardhi ndërsa video është nga Sekuence.