Një person është arrestuar dje nën dyshimet se ka therë me thikë viktimën mashkull në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Llashticë, Gjilan 08.06.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.