Një person ka marrë lëndime trupore pasi është therur me mjetë të mprehtë (thikë) të premten rreth orës 13:30 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/