Një person ka mbetur i lënduar si shkak i një zënke në Pejë.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuari ka sulmuar me mjet të fortë (thikë) viktimën.
Në raportin 24 orësh të policie tregohet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Pejë 01.11.2022 – 12:05. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull Kosovar dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë (thikë) viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.