Të hënën janë arrestuar tre persona që të gjithë të mitur, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë therë me thikë një të mitur në Podujevë.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë, 03.10.2022-15:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar -të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.