Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është vendim që është ndërmarrë para një viti nga Qeveria Hoti.
Selmanaj një gjë të tillë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se “disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta”.
Postimi i tij i plotë:
Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta.
Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë.
Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre.
Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.