Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve. Rastet të cilat janë raportuar janë nga Prishtina, Lipjani, Podujeva, Gjilani, Ferizaj, Prizren, Malisheva dhe Mitrovica.
Prishtinë:Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Lipjan : Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë: Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore.
Gjilan: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj: Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor.
Prizren: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë: Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Mitrovicë : Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar dhe se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.