Tetë orë apo më shumë të kaluara duke punuar në kompjuter, kohë të pamjaftueshme për t’i kushtuar kujdes trupit tonë dhe niveli i ulët i aktivitetit trupor konsiderohen shkaktarët më të shpeshtë të kësaj sëmundjeje.
Ishiasi (lumboischialgia) ka të bëjë me nervin më të gjatë të trupit të njeriut, i cili është i trashë sa gishti i madh i dorës.
Përbëhet nga pesë nerva të vegjël dhe shtrihet nga pjesa e poshtme e boshtit kurrizor, nga ana e prapme e prapanicës dhe nga ana e prapme e këmbëve deri te shputat.
Çfarëdo trysnie që të krijohet në të, shkakton irritim dhe mund të shkaktojë dhembje, transmeton Telegrafi.
Dhembja fillon në pjesën poshtme të shpinës dhe përhapet, por mund të shfaqet edhe në nëngjunjë apo në pulpë, ku edhe është më e shfaqur.
Personat kanë vështirësi edhe me lakimin e këmbëve në gjunjë, por dhimbja mund të shfaqet madje edhe në këmbën tjetër.