Aktivistja për të drejtat e grave, Adelina Tërshani ka treguar një rast kur thotë se është shpërfillur nga Policia.
“Personi që sot është prapa grilave ka qenë i njohur për policinë. Unë vetë kam lajmëru rast pikërisht në parkun e qytetit, dhe polici qysh lajmërohet është me qasje totalisht shëprfillëse. Ai më pyet a je duke akuzuar një burrë apo një grua që po masturbon në mes të parkut”, tha Tërshani në Kanal 10.
“Ai më pyet mua me një nënqeshje, dhe është pyetje që nuk ia kërkon as detyra”, theksoi ajo.
Tërshani tha se patrulla kishte shkuar aty pas një ore, ndërsa tregoi se çfarë i kishte thënë një polic.
“Policia më tha: A na ke thirr për Bastrin a? Kjo qasje është e dështume në shumë hallka dhe unë personalisht kam protestuar kundër institucioneve”, tha Tërshani.