Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur lagjen Buça në provincën turke të Izmirit.
Tërmeti shkaktoi panik tek banorët dhe rrëzoi minaren e një xhamie, thanë zyrtarët. Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se 31 persona u drejtuan në spital për shkak të panikut të shkaktuar nga tërmeti që goditi zonën në orën 3:20 të mëngjesit me kohën lokale.
Sipas tij, tre persona të lënduar janë duke u trajtuar ndërsa njëri ndodhet në gjendje të rëndë. Soylu konfirmoi se nuk kishte viktima, raporton AA.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Reduktimit të Pasojave, Orhan Tatar tha se mund të ndodhin pasgoditje deri në 4 ballë dhe se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
Si pasojë e tërmetit është shembur minareja e xhamisë Selahattin Oglu.