Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një 32 vjeçar në Prizren, nën dyshimin për tentim-vrasjen e tre zyrtarëve policorë.
Zyrtarët policorë ishin lënduar në kohën kur ata ishin duke kryer detyrën e tyre me ç’rast ishte raportuar një rast dhunë në familje.
“Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë.”,ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Policia tregon se tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi dhe të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.