Shqetësuese ishin ngjarjet e zhvilluara të dielën në veri të Kosovës. E pikërisht kjo situatë ka ndikuar që kompani të njohura ajrore të anulojnë fluturimet drejt Aeroportit të Prishtinës.
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, përmes një postimi në Twitter shkroi se kompania “Austrian Airlines”, e ka anuluar një fluturim drejt Kosovës, pikërisht për shkak të incidenteve në veri të vendit.
“Absurde që Austrian Airlines ka anuluar fluturimet për në Kosovë për shkak të incidenteve në veri. Por miqtë tanë nuk arritën mbrëmë në Prishtinë dhe Austrian Airlines përdori situatën kufitare si justifikim. Kjo tregon edhe çmimin e incidenteve të tilla për turizmin dhe investimet”, tha Selimi, transmeton lajmi.net.
Selimi publikoi gjithashtu edhe një shkrim ku një mik i tij ka treguar që kompania as nuk i kishte njoftuar se nuk do të fluturojnë drejtë Prishtinës për shkak se në afërsi të Prishtinës dhe në kufi me Serbinë pati të shtëna./Lajmi.net/
Absurd that @_austrian has cancelled flights to Kosovo due to the incidents in the north. But friends couldn’t arrive last night to Prishtina and Austrian Airlines used border situation as excuse. Shows the price of such incidents for the tourism and investments. pic.twitter.com/QLI37FTrgy

— Petrit Selimi (@Petrit) August 1, 2022