Të mërkurën (nesër) fillon Kampi i Gjyqtarëve të Talentuar të FIBA-s, ku të përzgjedhur janë nëntë gjyqtarë nga Greqia, Turqia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Qiproja, Italia dhe një gjyqtar nga Kosova.
Campi do të udhëhiqet nga Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakiq, FIBA Instruktori Nacional nga Maqedonia Veriore, Gjorgi Piperkov dhe Georgios Tanatzis nga Greqia.
Në këtë kamp në orët e paradites (e mërkurë) do të prezantohen ekipet nga interpretimet e rregullave të basketbollit, evaulimi i klipeve, kurse në orët e pasdites do të gjykojnë ndeshjet në kuadër të Final 8 Kupa e Kosovës në Rahovec.
Prezent në punën teorike, si dhe në ndeshjet e Final 8 do të jenë edhe gjyqtarët e FBK-së.