Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se janë pajtuar që seanca e radhës të mbahet me 20 tetor në ora 10:00.
Ajo tha se në rend dite do të jenë dy pika.
“1.Shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen për punën publike
2.Ai për masat e përkohshme për produktet themelore në treg, që përfshin vendosjen e çmimit tavan edhe për produktet themelore.
Pas tyre do të jenë në rend të ditës pikat e mbetura nga seancat e kaluara”, tha ajo.