Liverpooli dhe PSG ishin në garë për Aurelien Tchouamenin për javë të tëra, por francezi vendosi të kalojë te Real Madridi.
PSG kishte angazhuar Kylian Mbappen që të joshte mesfushorin teksa luante për kombëtaren franceze, por pa sukses.
Tchouameni, megjithatë, gjithmonë dukej se e dinte se çfarë po bënte, siç e ka dëshmuar ylli i ri i Real Madridit.
Fillimisht, ai hodhi poshtë një ofertë të madhe dhe më pas refuzoi ftesën e Mbappe për t’u bashkuar me të në Paris.
PSG, në përpjekje për të krijuar një ekip konkurrues dhe për t’ia vështirësuar jetën Real Madridit i bëri një ofertë mesfushorit prej 12 milionë euro neto në sezon, shumë më tepër se shuma që Los Blancos kanë vënë në tavolinë për të nënshkruar me lojtarin për gjashtë sezonet e ardhshme.
Real Madrid i ka ofruar nga 6 deri në 7 milionë euro për secilën prej sezoneve të nënshkruara, afërsisht gjysma e asaj që ofroi PSG .
Tchouameni duket se i ka vënë aspiratat e tij mbi paratë.