Një burrë është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Prishtinë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur gjersa ka qenë duke punuar si taksi ilegal.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti është proceduar si ngacmim seksual.
“Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimen e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.