Sot zhvilluam një takim produktiv me disa nga pronarët e bizneseve gastronomike në Prizren, së bashku me kolegët, kandidatë për deputetë nga Komuna e Prizrenit, me ç’rast diskutuam për zhvillimin e këtij sektori, që është edhe pasqyrë e kulturës prizrenase, sidomos për vizitorët e huaj. Mbetemi të përkushtuar t’i mbështesim politikat që mundësojnë rritjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja pune në këtë sektor.