Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë të enjten se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, tashmë janë bindur që ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Por ajo nuk beson që kjo do të arrihet në takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“Edhe pse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”.