Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë për emërimin e Nagip Krasniqit në krye të KEK-ut.
Tahiri, ka thënë se për pesë muaj, KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore që arrijnë shifrën 72 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
“Padyshim që një Kuvend i Kosovës e ka të drejtën me thirr një seancë të jashtëzakonshme kur arrestohet një zyrtar i lartë i një partie politike. Nuk po flasim për një person të rëndomtë”.
“Për ta parë punën e tij, i kam nxjerr tenderët që ka nënshkruar Krasniqi në muajt e fundit, për pesë muaj KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore”.
“Nëse i sheh 72 milionë euro për 5 muaj, e sheh abuzimin e madh që e ka kryer Krasniqi”.