Gjatë së martes në Hagë mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, dhanë argumentet e tyre.
E fjala ju dha edhe të akuzuarve.
Kjo po konsideroheti si mbrojtje e dinjitetshme nga ana e ish-kryenegociatorës, Edita Tahiri.
Ajo tha se në të njëjtën ditë Qeveria Kurti e ka cënuar sovranitetin.
“Çështjet e brendshme të shtetit nuk bisedohen me shtet tjetër dhe as me ndërmjtësim ndërkombëtar. Kjo shkelje të sovranitetin dhe Kushtetutës së Kosovës është saksionuar në Marrëveshjen zbatuese të Ohrit ku në pikën 7 përcaktohet se zbatimi i Asociacionit dhe vetmenaxhimit autonomisë për pakicën serbe bëhen me ndërmjetësimit të BE-së. Madje edhe me keq kjo pikë e faktorizon pakicën serbe ndërkombëtarisht e cila u bë palë me shtetin e Kosovës dje në Bruksel me ndërmjtësimin e BE-së”, tha Tahiri.
Tahiri tha se Serbia dje po ashtu i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të Asociacionit.
“Si pasojë, Serbia dje jo vetëm ndërhyri në punët e brendshme të shtetit të Kosovës por i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të Asociacionit. Kryenegociatori Bislimi dje u mundua dëshprimisht të mashtroi opininionin duke iu shmangur pranimit të këtij fakti. Madje nuk guxoi ta përmend se draft statuti i Asociacionit do ti shkoj Gjykatës Kushtetuese së Kosovës të cilën e kërkon Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2015, gjë për të cilën është zotuar Qeveria Kurti ta zbatoj me pranimin e Marrëveshjes zbatuese në Ohër më 18 mars”, theksoi ajo.