Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit ku po diskut për projektligjin për vendosjet e çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore tha se ky ligj e destabilizon tregun dhe është kundërkushtetues, shkruan Reporteri.net.
“Është një ligj skandaloz që bie ndesh edhe me Kushtetutë. Ky ligj e detsabilizon tregun, e obligon shtetin dhe Qeverinë me marrë masa të kundërligjshme në raport me sektorin privat. Është ligj që e destabilizon funksionimin e tregut të lirë”, tha ai në seancën e Kuvendit.
Sipas Tahirit, ky ligj do të krijojë mungesë të produkteve, jo rritjen e tyre.
A e dini që ky ligj do të krijojë mungesë të produkteve, jo rritjen e tyre, për shkak se intervenimi i shtetit në rregullat e tregut i shtyn ata që kanë produkte të importuara të mos gjinden në supermarkete apo vendet ku ato shiten”, tha Tahiri.