Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se në ditën e 100 të këtij viti, nuk dihet ende se çfarë do të ndodh me shumë tema të rëndësishme për vendin.
Tahiri ka folur sërish për pagën minimale dhe për Ligjin e Pagave.
“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!”, ka shkruar Tahiri.