Skuadra e Drenicës po kalon nëpër një situatë aspak të mirë financiare dhe kjo po dëshmohet edhe me largimet e shumta nga skuadra.
Tashmë drejtimin e skuadrës së Drenicës nuk do ta udhëheq trajneri i mirënjohur Tahir Lushtaku.
Ai ka dhënë dorëheqje duke shkruar se arsyet e largimit janë të njohura për publikun e që kryesisht kanë të bëjnë me situatat dhe problemet brenda klubit dhe jo vetëm ato financiare, por për gjithë këto gjëra do të flas ditëve në vijim
Postimi i plotë i Tahir Lushtakut:
Përmes këtij postimi, dua t’ju njoftoj që nga sot kam dhënë dorëheqje dhe nuk do të jem kryetrajner i FC Drenica.
Arsyet e largimit tim, besoj janë të njohura për publikun e që kryesisht kanë të bëjnë me situatat dhe problemet brenda klubit dhe jo vetëm ato financiare, por për gjithë keto gjëra do të flas ditëve në vijim.
Dorëheqja ime vjen edhe për shkak të karakterit dhe personalitet tim të ndertuar me punë të madhe profesionale dhe djers, dhe nuk jam nga ata persona që tentoj të krijoj personalitet dhe karakter në emër të dikujt tjetër, sikurse bejnë disa persona brenda dhe jashtë klubit.
Dua të falendëroj Presidenten e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi,
Falenderoj bashkëpunëtorin tim, ish-drejtorin sportiv, Besim Bajraktari,
Stafin tim në shtabin teknik,
Faleminderit nga një pjesë të futbollistëve të ekipit,
Gjithashtu një falendërim i veçant për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’.
Me Respekt
Tahir Lushtaku.