Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, vlerëson se reforma në Administratën Publike është çelës për anëtarësim në union.
“Reforma në Administratën Publike është çelësi kyç për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku duhet të ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe shërbyesit civilë” tha Szunyog, njofton Klankosova.tv.
Szynyog, mes tjerash, kritikoi qeverinë e Kosovës që nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së në lidhje me Ligjin për Paga dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Ai tha se BE nuk pajtohet që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë dhe nuk janë konsultuar me palët e interesit.
“Reforma në Administrata publike është një qelës kyç për t’u bashkuar në BE ku ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. Dy miratime që janë bërë vitin e kaluar për sa i takon ligjit për paga dhe ligjit për zyrtarë publikë, dua të shpreh qëndrim kundër. Ne nuk pajtohemi që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë. Ato duhet të konsultohen më palët e interesit dhe ato nuk janë bërë. Këto konsultime me shoqërinë civile është dashur të bëhen. Ligji i ri për zyrtarët publikë lidhet me parimet e administratës publike”.
“Ne pranojmë që ka një boshllëk në këtë dhe BE nuk pajtohet më mënyrën se si qeveria ka zgjedhur t’i shqyrtojë këtë ligje dhe komentet që ka bërë BE dhe SIGMA nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Zyrtarët publikë i vendos ata në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politikë. Ligji i ri nuk do të krijoj kushte për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira. Sa i përket ligjit të pagave është mirë që ekziston, megjithatë është dashtë të vendoset pas organizimit të administratës publike. Kjo reformë është për një kohë të gjatë, si BE do të vazhdojmë që të mbikëqyrim reformën në Administratën publike”, tha ai.