Gazetari, Valon Syla, ka përmendur disa nga shtrenjtimet e produkteve bazë për jetesë në Kosovë, duke përfshirë peletin, që sipas tij është më i shtrenjti në Ballkan, pastaj druri, çmimi i të cilit u dyfishua.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se rritja e rrogave në Kosovë është zero dhe se inflacioni e ka ulur 15% të rrogës, shkruan lajmi.net.
Syla ka shtuar se lufta e kosovarëve është për mbijetesë, teksa kryeministri Kurti flet për luftë për targa.
Postimi i plotë i Sylës:
Dje i numrova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa prej çmimeve.
Çmimi i peletit 410€ – më i shtrenjti në Ballkan.
Çmimi i drurit 70€/m – dyfishim për një vit.
Rritja e rrogave – zero; ndërsa inflacioni për 15% e ka hanger vlerën e rrogave.
Qindra miliona euro investime ende të bllokuara në OSHP… vonesat aty tregojnë vetëm tendenca për korrupsion, ose me vjedh diçka.
Buxhetet komunale të bllokuara nga paaftësia apo inati i pushtetit qendror, dhe Albin Kuryi me Hekutan Muratin janë duke ju hakmarrë komunave që i humbi në zgjedhjet lokale. Duke ju hakmarrë rrjedhimisht qytetarëve kosovarë.
Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe lufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa, Albini bën fjalime për luftë për targa.
Nginu Vetëvendosje.