Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Kështu ka njoftuar vetë ministri në Facebook, ku ka shtuar se, nga kjo vizitë ai ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policorë të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend e siguri, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai ka thënë edhe se angazhimi institucional dhe siguria vazhdojnë të mbesin prioritete.
Postimi i plotë:
Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend. /