Xhelal Sveçla ministër i Punëve të Brendshme, ka njoftuar se sot Kosova ka pritur 146 qytetarë afganë dhe se procedurat e pritjes se tyre tashmë kanë përfunduar.
Sveçla po ashtu ka thënë se ky provës po zhvillohet mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët e Kosovës si SHBA-të dhe NATO, shkruan lajmi.net.
Tutje ministri ka shtuar se Kosova është e angazhuar që të gjithë qytetarëve që ballafaqohen padrejtësisht me konfliktet e luftërat tu mundësohet strehim.
“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO. Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”, ka thënë Sveçla.