Shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, dhe brenda një afati rekord besohet se do të përfundojë ndërtimi i saj.
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se Kosova me këtë fabrikë do të ndërtoj kapacitetet për të prodhuar municionin e nevojshëm për ushtri dhe polici.
Këto komente, Sveçla i bëri sot, pas pjesëmarrjes në publikimin e raportitqë paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
Dhe me përfundimin e saj, një mangësi që e kemi pasur ne dhe që ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale , qoftë edhe në plotësimin e rezervave të nevojshme, por edhe trajnimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucionet që përdorin këtë lloj municioni”, tha Sveçla.