Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Policisë në Itali, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij, shkruan Express.
Sipas një njoftimi, Sveçla e njoftoi Rizzin për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në Ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive.
Gjithashtu, Sveçla e ka falënderuar Rizzin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe bashkëpunimin mes dy policive.
“Në anën tjetër z. Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim nuk munguan as dhuratat, pasi Sveçla ia dhuroi Rizzit hyjneshën në fron. Duar bosh nuk mbeti as Sveçla, i cili mori dhuratë nga zëvendësdrejtori i Policisë italiane.