Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në fjalën e ministrit Sveçla, ai ka folur edhe për qytetarët e lënduar në komunat veriore, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se gjatë zhvillimeve të djeshme, 11 qytetarë janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës.
“Nga zhvillimet e djeshme kemi 11 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët janë të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe policicsë së Kosovës ga strukturat kriminale, ilegale, të armatosura dhe për këtë Policia ka filluar hetimet. Sipas informacioneve të fundit disa barrikada janë larguar dhe një pjesë e barrikadave ka filluar të largohet. Bashkë me organet e rendit po punojnë më mbarëvajtjen e këtij procesi. I sigurojmë qytetarët e vendit, që i gjithë ky proces po vijon në bashkërendim të ngushtë mes njësive policore që janë të vendosura në pikat kufitare si dhe në stacionet policore të ngritura nga shteti i Kosovës, dhe e gjithë kjo me qëllim të përfundimit të suksesshëm të këtij aktivitetit dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, sovranitetit dhe kushtetutshëmrisë. Instiutcionet e Ksoovës do të jenë të gatshme çdo moment që të asistojnë qytetarët që kanë nevojë për informacione shtesë përmes linjë së dedikuar për këtë proces dhe e cila do të jetë e hapur 24 orë”, tha Sveçla.