TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Sveçla e shkarkoi nga pozita e drejtorit të AME-së, Kodra dorëzon kallëzim – ministri rrezikon të dënohet deri në 10 vjet burgim

25/07/2022
in Kosovë, Lajme
Ministri Sveçla: Kosova nuk ka luftëtarë në Ukrainë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra përmes avokatit të tij Faton Fetahu, ka dorëzuar të premten në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kallëzim penal ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

Në kallëzimin penal që Kodra e ka bërë përmes avokatit Fetahu, akuzon ministrin Sveçla për cenim të të drejtave të marrëdhënies së punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar.
Telegrafi ka siguruar kallëzimin penal që Kodra ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Personi i kallëzuar, në cilësi të personit zyrtar, përkatësisht si titullar i institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe legjislacionin në fuqi, ka nxjerrë Vendimin nr. 0529/2022, të datës 14.07.2022, përmes të cilit, ka shfuqizuar Vendimin nr. 107/2015, të datës 13.03.2015, edhe pse në rrethanat e rastit konkret, vendimi i shfuqizuar nuk është prej vitesh në fuqi, pasi qe i njëjti është shfuqizuar ipso-jure (automatikisht) me rastin e emërimit të z. Kodra në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të AME-se, me Vendimin nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.01.2018”, thuhet në kallëzimin penal.

Tutje në kallëzim penal thuhet se “më date 14.07.2022, Ministri z. Sveçla ka nxjerrë Vendimin nr. 0530/2022, përmes të cilit, ka caktuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të AME-së, z. Shefki Abdullahu, në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së, deri ne plotësimin e kësaj pozite sipas legjislacionit përkatës në fuqi, vendim i cili cenon në mënyre direkte marrëdhënien e punës së z. Kodra, rrjedhimisht ndërpret marrëdhënien e punës së tij, si Drejtor i Përgjithshëm i AME-së, nga njëra anë, si dhe po ashtu si zyrtar publik, nga ana tjetër”, thuhet tutje në kallëzimin penal.

Avokati i Kodrës shkruan në kallëzim penal se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla sipas tij, tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim.

Avokati Fetahu në një deklaratë për Telegrafin ka bërë të ditur se ka parashtruar ankesë edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës (KPMShCK).

I njëjti ka bërë të ditur se lidhur me këtë vendim të ministrit Sveçla, përmes një emaili klienti i tij Fadil Kodra kishte njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Në emailin që Kodra i ka dërguar Kurtit e të cilin e ka siguruar Telegrafi shkruan se “Përmes këtij e-maili, ju njoftoj se ministri i Punëve të Brendshme, z. Sveçla, ka nxjerrë dy vendime më datën 14 korrik 2022, sipas të cilëve, pretendon që në mënyrë të kundërligjshme të ma ndërpresë marrëdhënien time të punës, si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Edhe përkundër faktit që jam emëruar Drejtor i Përgjithshëm i AME-së me Vendimin nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i MPB-së, z. Sveçla, ka nxjerrë dy vendime të kundërligjshme, ku nga njëra anë, ka nxjerrë Vendimin nr. 0529/2022, të datës 14.07.2022 (të cilin e kam pranuar në të njëjtën ditë përmes e-mailit), përmes të cilit ka shfuqizuar Vendimin nr. 107/2015, të datës 13.03.2015, edhe pse në rrethanat e rastit konkret, vendimi i shfuqizuar nuk është prej vitesh në fuqi, pasi që i njëjti është shfuqizuar ipso-jure (automatikisht) me rastin e emërimit tim në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së, ndërsa nga ana tjetër, ka nxjerrë vendimin nr. 0530/2022, të datës 14.07.2022, përmes të cilit ka caktuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të AME- së, z. Abdullahu, në pozitën e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së, rrjedhimisht më është ndërprerë marrëdhënia ime e punës (si Drejtor i Përgjithshëm i AME-së)”.

Kodra përmes këtij emaili njofton Kurtin se ka dorëzuar ankesë edhe në KPMSHCK.
“Ndërsa sot, po ashtu, më duhet tju njoftoj që kam bërë ankesë në KPMSHCK, duke i sfiduar këto vendime të kundërligjshme. Pra kam parashtruar ankesë ndaj këtyre vendimeve, ankesë e cila në kuptim të nenit 130 (Efektet e parashtrimit të ankesës) të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, e pezullon edhe zbatimin e këtyre akteve arbitrare”, thuhet në emailin që Kodra i ka dërguar Kurtit.
Kodra i kishte dërguar email edhe ministrit Sveçla ku i tregon për pamundësinë e zbatimit të vendimit për shkarkimin e tij, e për rrjedhojë edhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës si Drejtor i Përgjithshëm i AME-së.

“Nëse nuk e keni ditur, ju lutem keni parasysh që e drejta për mjete juridike është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, prandaj, në kuptim edhe të nenit 13 të ligjit të cekur më sipër, kam shfrytëzuar mjetet ligjore kundër këtyre vendimeve që në mënyrë të pashembullt dhe joligjore kanë cenuar interesin dhe të drejtën time në marrëdhënie të punës.
Në këtë kuptim, meqenëse dispozita e paragrafit të parë të nenit 130, shprehimisht ka karakter suspensiv ndaj vendimit të kundërligjshëm, vendimet tuaja mund ti zbatoj vetëm pas marrjes së vendimit përfundimtar nga ana e KPMSHCK, por jo më herët ashtu siç çdo veprim i juaji pas efektit pezullues të që ka ankesa, do të përbënte vepër tjetër penale.”, thuhet në emailin e Kodrës drejtuar Sveçles. /Telegrafi/

Tags: AMEFadil KodraXhelal Sveçla
ShareTweetShare
Previous Post

​Kurti: Po angazhohemi që ta kalojmë sa më lehtë dimrin

Next Post

Sekuestrohen motoçikleta pa regjistrim në Prizren

Related Posts

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
Kosovë

SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave

by TV OPINION
06/08/2022
Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa
Kosovë

Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

by TV OPINION
06/08/2022
90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit
Ballina

90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

by TV OPINION
06/08/2022
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
Kosovë

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

by TV OPINION
06/08/2022
Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar
Kosovë

Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar

by TV OPINION
06/08/2022
Next Post
Sekuestrohen motoçikleta pa regjistrim në Prizren

Sekuestrohen motoçikleta pa regjistrim në Prizren

Te fundit

Zhurmat e larta nga lokalet e gastronomisë, policia gjobit tetë pronarë në Mitrovicë

Zhurmat e larta nga lokalet e gastronomisë, policia gjobit tetë pronarë në Mitrovicë

03/08/2022
Djali që përloti botën me listën e dëshirave pasi u birësua nga një familje

Djali që përloti botën me listën e dëshirave pasi u birësua nga një familje

08/06/2022
Bekim Haxhiu i ndal mikrofonin Haxhi Avdylit

Bekim Haxhiu i ndal mikrofonin Haxhi Avdylit

16/06/2022
Reshje të mëdha shiu sot, paralajmërohen edhe vërshime

Reshje të mëdha shiu sot, paralajmërohen edhe vërshime

09/07/2022
65 pacientë në Pulmologji, shumica prej tyre me tuberkuloz dhe me kancer të mushkërive

65 pacientë në Pulmologji, shumica prej tyre me tuberkuloz dhe me kancer të mushkërive

22/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave
  • Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?