Ministri i Brendshëm, Sveçla ka nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës së bashku me Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Sveçla me anë të një postimi në Facebook. Ai ka thënë se synim i kësaj strukture është ngritja e efektivitetit të PK-së.
“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës. Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka deklaruar ai.