Policia e Kosovës i ka suspenduar tre zyrtarë policorë, një kolonel, një major dhe një rreshter policor.
Sipas policisë, suspendimi i zyrtarëve policorë është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, për të cilat thanë se bien ndesh me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të policisë.
“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, si institucioni kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.
“Me qëllim të ruajtjes së besimit të publikut, ruajtjes së imazhit të Policisë si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe profesionalizmit të saj, duke shërbyer në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, thuhet në reagimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia tha se me të gjithë zyrtarët e saj, detyrë primare e kanë garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se çdo përfshirje e zyrtarëve të saj në aktivitetet politike mund ta dëmtojë besimin e krijuar ndër vite ndaj Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës me gjithë zyrtarët saj, kanë detyrë primare garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe çdo përfshirje e zyrtarëve policorë në aktivitete politike mund të dëmtojë besimin e krijuar ndër vite ndaj Policisë së Kosovës.