Pas pauzës së kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e radhës.
Superliga e Kosovës në futboll do të rifillojë sot, pas një pauze të shkurtër për ndeshjet e kombëtares, shkruan lajmi.net.
Xhiroja e nëntë e Superligës luhet sot, me dy ndeshje që janë në orar. Vëmendja shkon në ‘Fadil Vokrri’.
Prishtina dhe Drita takohen me njëra-tjetrën për të kontestuar tri pikët e xhiros së nëntë. Ndeshja luhet në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
Ndërkohë, në ora 13:00, xhiron e nëntë e hap ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit. Kjo ndeshje zhvillohet në Malishevë.
Të dyja ndeshjet do të transmetohen në platformën ‘Art Motion’.