Pas një pauze shumë të gjatë, këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.
Për ditën e sotme në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të udhëtojë për t’u përballur me Malishevën, kurse Drenica do të jetë nikoqir i Llapit.
Ndërkohë, Gjilani do ta presë Ferizajn.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.