Supa plot vitamina dhe minerale – forcon imuniteti, nxjerr helmet nga organizmi dhe ndikon pozitivisht në humbje peshe!
Vlera të ulëta kalorish, andaj mund ta hani pa u brengosur fare.
Përbërësit:
– 1 patate e madhe të ëmbël;
– 3 karota të madhësisë mesatare;
– 20 g fasule të zier;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– 1 selino,
– 1 lugë e vogël spec të kuq të bluar;
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;
– 1 fletë dafine;
– kripë;
– piper;
– 1.5 litra lëng perimesh;
– 3 lugë të vogla vaj ulliri.
Përgatitja:
Qëroni pataten e ëmbël dhe karotat, lani dhe pritni në kube të vogla. Qepën dhe selinon pritni sa më imët dhe shtypni thelpinjtë e hudhrës.
Vajin e ullirit nxeheni në tenxhere të dyfishtë dhe shtoni qepën, pastaj fërgoni derisa të skuqet dhe shtoni hudhrën. Pastaj shtoni edhe selinon dhe fërgoni edhe një ose dy minuta.
Shtoni edhe përbërësit e tjerë, pataten e ëmbël, karotën, kripën, piperin, specin djegës, specin e bluar dhe fletën e dafinës dhe të gjitha këtyre qitni sipër lëngun e perimeve dhe lini të ziejnë.
Kur të vëreni që patatet e ëmbla dhe karota janë zbutur, shtoni edhe fasulen.
Pas zierjes, me mikser apo blender përzieni të gjithë përbërësit për të krijuar supë kremoze